Në një ceremoni të organizuar, ku ishin të pranishëm drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, Albulena Gashi nga programi mbështetës i Islamic Relief Kosova, Blerim Gashi nga prokurimi dhe përfituesit, sot është bërë shpërndarja e 83 motokultivatorëve, pulave për 120 përfitues (40 pula secili përfitues) dhe 71 serave, në kuadër të programit për zhvillim të bujqësisë nga Komuna e Skenderajt.
Drejtori Maliqi, duke i përgëzuar bujqit përfitues, si dhe organizatën në fjalë për mbështetje të vazhdueshme për qytetarët tanë, ka thënë se duke qenë se bujqësia mbetet prioritet, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizata partnere, do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përkrahë bujqit dhe fermerët e komunës, përmes granteve dhe subvencioneve.