Është mbajtur sot takimi i radhës i Bordit të Drejtorëve të cilin e ka kryesuar kryetari i komunës Fadil Nura, në të cilin me theks të veçantë është diskutuar situata e përgjithshme pas vërshimeve dhe raporti përfundimtar i vlerësimit të dëmeve, i cili do t`i drejtohet për miratim Kuvendit të Komunës në seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet këtë javë. Bordi ka diskutuar edhe mbi mbarëvajtjen e punëve të tjera në drejtoritë përkatëse të cilat janë paraparë me planin e punës së ekzekutivit.