Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Ndërmarrësisë, Turizmit dhe Inovacionit, e përfaqësuar nga drejtoresha Besarta Meha – Ademi, është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit dhe sportit, i cili po mbahet në Prishtinë.
Pjesë e përfaqësimit të Komunës së Skenderajt në këtë panair, ku janë prezantuar pikat turistike që ofron territori i komunës, janë edhe dy shoqata që merren me fushën e turizmit InnovationSkill dhe Drugëza, e cila ka promovuar produkte artizanale.