– Sekretar i Klubit Drenica – 06.01.2024 – 31.12.2025;
Misioni primar i Drejtorisë është ofrimi i shërbimeve sa më profesionale dhe efikase.
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë është përgjegjëse për organizimin e kapaciteteve kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi pronën në përgjithësi, planifikimin e rrjetit gjeodezik me pika të reja kontrolluese dhe themelimin e pikave të reja kontrolluese. DGJKP procedon shfrytëzimin e pronave komunale, zbaton vendimet e gjykatave, aktet noteriale dhe aktet e tjera që dalin nga organe apo individë të licensuar nga organet shtetërore, që kanë të bëjnë më bartjen, bashkimin apo ndarjen e pronës.
Puna e Drejtorisë orientohet në atë mënyrë që, përmes matjeve kadastrale, sistemit informativ të tokave (SIKT) dhe regjistrave zyrtar të siguroj të drejtat mbi pronat e paluajtshme mbi krijimin e parcelave tokësore, ndërtesave si dhe përcaktimin e kufijve të tyre brenda territorit të Komunës së Skënderajt. DGJKP bashkëpunon ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore, siç janë Drejtoritë Komunale, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Financave si dhe me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (referuar në vijim si AKK) si autoritet qendror i menaxhimit të të dhënave kadastrale.