Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale ka mbajtur sot diskutimin publik lidhur me draft-Statutin e QKMF-së, në të cilin kanë marrë pjesë njerëz profesionistë të fushës, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Në këtë takim publik është diskutuar për draft-Statutin, si dokument kryesor i funksionimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku janë dhënë komente dhe sugjerime nga ana e pjesëmarrësve të diskutimit publik, e të cilat do të përfshihen në versionin përfundimtar të dokumentit në fjalë.
Pas këtij procesi, draft-Statuti do të dërgohet në Kuvendin Komnual, për miratim përfundimtar nga anëtarët e tij.


