Drejtorati për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm në Komunën e Skenderajit është pjesë e ekzekutivit të Komunës.
Ky drejtorat punën e tij e zhvillon në statutin e komunës përmes të cilit është rregulluar mandati i këtij drejtorati, në rregulloret e miratura nga Kuvendi Komunal i Skenderajit, në Strategjin për Zhvillim Ekonomik Lokal, si dhe në bazë të ligjve të Kuvendit të Kosovës.
Ky drejtorat bënë hartimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e masave të përshtatshme për të nxitur më tutje zhvillimin ekonomik.
Hartimin e planeve dhe nxitjen e investimeve të jashtme, fuqizimi i bashkëpunimit dhe komuikimit me Diasporën,
Hulumtimin e mundësive për të siguruar donacione dhe burime të tjera financiare,
Ofrimin e trajnimeve dhe dhënien e këshillave për bizneset e reja por edhe për ato ekzistuese,
Ofrimin e shërbimeve për regjistrimin e bizneseve
Bashkëpuon me Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, MIN, MTI, MZHR dhe resorësve të tjerë të tjerë të Qeverisë.
-Qëllimi kryesor i këtij drejtorati është krijimi i një klime sa më të favorshme për zhvillim ekonomik, krijimi i infrastruktrës së nëvojshme për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimi i Turizmit dhe Invacioit, krijimi i vendeve të reja të punës, pra synimi primar është arritja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në Komunën tonë,