01.02.2014-01.04.2017 – Arkitekt dhe Praktikant në projektimin dhe mbikëqyrjen objekteve dhe infrastrukturës për disa kompani të ndryshme të projektuese.
01.06.2017-31.12.2017 – Arkitekt në MAP – Ministria e Administratës Publike, Departamenti i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare
29.06.2018-31.12.2025 – Drejtor dhe Arkitekt në NORC PROJECT SH.P.K
20.08.2020-31.12.2025 – Drejtor dhe Arkitekt në ROYAL CONSULTING GROUP
01.04.2022-01.12.2022 – Arkitekt në HC Trading und Solution GmbH, WEIMAR, GJERMANI
12.01.2026 – Vazhdon – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit – Komuna Skenderaj
Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Skenderajt është përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave komunale në fushën e planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urban, në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës, si dhe për planifikimin dhe realizimin e investimeve në infrastrukturën e qytetit dhe fshatrave të komunës.
Drejtoria angazhohet në organizimin dhe menaxhimin e proceseve urbanistike, duke siguruar trajtim të barabartë dhe transparent për qytetarët dhe palët e interesuara. Ajo vepron në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe dokumentet strategjike të komunës, duke përfshirë edhe proceset që lidhen me legalizimin e objekteve ndërtimore.
Në kuadër të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Urbanizmit:
Koordinon proceset e planifikimit dhe zhvillimit urban
Administron procedurat për leje dhe dokumentacion urbanistik
Ofron shërbime dhe informata për qytetarët lidhur me çështjet e urbanizmit
Bashkëpunon me drejtoritë e tjera komunale dhe institucionet relevante
Kontribuon në ruajtjen e rregullit urban dhe interesit të përgjithshëm të komunitetit
Zbatimin e projekteve infrastrukturore
Trajtimin e çështjeve të legalizimit të objekteve
Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria e Urbanizmit synon të krijojë kushte më të mira për jetesë, zhvillim ekonomik dhe rregullim të qëndrueshëm të hapësirës në Komunën e Skenderajt.