Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë drejtorët komunalë, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje u shqyrtua ky rend dite:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4.Propozim-vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Xhamisë së Re në Skenderaj;
4.Të ndryshme;
Të gjitha pikat e rendit të ditës, u rekomanduan për shqyrtim në Kuvendin e Komunal.


