Në gjashtëvjetorin e arrestimit të Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, drejtorë, zyrtarë komunalë, këshilltarë komunalë dhe qytetarë, së bashku me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, mbajtën banerin me mbishkrimin “NË EMËR TË POPULLIT TË KOSOVËS, JU SHPALLIM TË PAFAJSHËM!”, si simbol i zërit të një populli që nuk harron historinë e tij, sakrificën për liri dhe ata që u vunë në ballë të luftës sonë çlirimtare.
