Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike (DSHP), Arbër Geci, kanë pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mentor Malokun, së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj shoqate.
Gjatë takimit është diskutuar mundësia e themelimit të një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Komunën e Skenderajt, si dhe hapat dhe procedurat e nevojshme institucionale për realizimin e këtij procesi.
Themelimi i kësaj dege do të kontribuonte në zgjerimin e kapaciteteve lokale në fushën e kërkim-shpëtimit dhe në forcimin e gatishmërisë për reagim në situata emergjente, në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, duke mbështetur iniciativa dhe bashkëpunime që kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve për parandalim dhe reagim efektiv në situata emergjente.


