Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, Njësia për Të Drejtat e Njeriut dhe Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Stacioni Policor në Skenderaj dhe Njësinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQN), si dhe me pjesëmarrjen e psikologut, kanë mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese për nxënësit e ShFMU “Rifat Mëziu” në Skenderaj.


Aktiviteti kishte për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së nxënësve mbi rreziqet e trafikimit me njerëz, njohjen e formave të tij dhe rëndësinë e reagimit e raportimit me kohë. Përmes këtij takimi u nërmorën hapa konkretë për të fuqizuar bashkëpunimin mes institucioneve komunale, policisë dhe shkollës për sigurinë dhe mbrojtjen e të rinjve tanë.