Sot, u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt, për muajin tetor e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Mbledhja kishte këtë rend dite:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara;
4. Propozim për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit, Hysni Mehani dhe dhënia e betimit të anëtarit të ri Bahri Zabeli;
5. Raporti financiar i realizimit të buxhetit, janar – shtator 2026;
6. Propozim – Vendim për miratimin e vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës, në shfrytëzim afatgjatë personit juridik, sipas marrëveshjes së negocimit në mes Komunës së Skenderajt dhe G3 OIL SH.P.K me numër të protokollit 02-463/01-0042401/26 të datës; 12.10.2026;
7. Propozim – Vendim për miratimin e raportit përfundimtar Nr. 09-052/01-0042876/26 i datës; 16.10.2026, për vlerësimin e dëmeve si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera për muajin Korrik 2026, dëme të shkaktuara në bujqësi dhe ekonomi familjare në territorin e Komunës së Skenderajt;
8. Pyetjet e këshilltareve nën piken të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.


