

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt ka mbajt takim me znj. Kadire Tahiraj, drejtuese e Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Qëllimi kryesor i takimit ishte shtyrja e afatit për regjistrimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, me qëllim që çdo e mbijetuar të ketë mundësinë të gëzojë të drejtën e saj me ligj. Pjesë e takimit ishte edhe psikologja klinike Anita Istogu, e cila informoi të pranishmet mbi gjendjen psiko-emocionale të viktimave, procedurat e aplikimit dhe rëndësinë e mbështetjes profesionale gjatë këtij procesi.
Komuna e Skenderajt dhe Zyra për Barazi Gjinore mbeten të përkushtuara për të ofruar mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe për të lehtësuar çdo hap të këtij procesi sensitiv.
