Në një atmosferë të jashtëzakonshme mbrëmë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku mijëra tifozë të udhëhequr nga brohoritjet e pandalshme të “Shqiponjave të Zeza” mbështetën ekipin tonë drejt një triumfi historik.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku, drejtorë dhe zyrtarë komunalë, të cilët përjetuan nga afër emocionet e finales.
Në një ndeshje spektakolare ndaj Prishtina 01, lojtarët e tanë dominuan lojën nga fillimi deri në fund, duke dëshmuar cilësi, përkushtim dhe shpirt kampioni. Kjo paraqitje e shkëlqyer u kurorëzua me një fitore madhështore dhe me trofeun e kampionit të Superligës në Futsall me rezultat final 7:4 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:0 me lojë të fituara.
Urime lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve të mrekullueshëm për këtë sukses të jashtëzakonshëm që e bën krenare Drenicën. Ky është shpërblimi i shumë sezonëve të mbushur me punë, sakrificë dhe besim deri në fund.
Urime kampionë!
FC Drenica Futsall krenaria jonë!