Sot në Komunën e Skenderajt u mbajt takim informues lidhur me rolin dhe rëndësinë e familjeve strehuese në mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje adekuate prindërore.
Gjatë aktivitetit u diskutua për rëndësinë e kujdesit familjar, mbështetjen që ofrohet për familjet strehuese dhe nevojën për përfshirje të komunitetit në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Falënderojmë të gjitha gratë dhe pjesëmarrësit për interesimin, diskutimet dhe gatishmërinë për të kontribuar në krijimin e një ambienti më të sigurt për fëmijët në nevojë.
Takimi u organizua nga Qendra për Punë Sociale ne bashkëpunim me Njësinë për të Drejtat e Njeriut – Zyrën për Barazi Gjinore