Sot, më 4 Mars, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, u bë hapja e dy turneve mbarëkombëtar, përkatësisht turneut në volejboll për femra “Kupa Adem Jashari” si dhe turneu në futsall “Adem Jashari”. Këto turne po zhvillohen në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Të pranishëm në hapje ishin Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Kosovare Ahmeti, e cila bëri hapjen zyrtare të turneut në volejboll, zyrtarë komunal si dhe shumë qytetarë e sportdashës.
Në një atmosferë sportive dhe me pjesëmarrje të madhe të të rinjve, u përcollën mesazhe për unitet, respekt dhe frymë garuese, duke theksuar rolin e sportit në bashkimin e komunitetit tonë.
Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese dhe garë të ndershme gjatë gjithë turneut.