Kryetari i Komunës së Skenderajt ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë mbi 100 mijë euro me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), me qëllim të rritjes së mbështetjes për fermerët tanë.
Kjo marrëveshje synon fuqizimin e sektorëve kyç të bujqësisë:
- blegtorisë,
- pemëve të imta,
- perimeve.
Kryetari Sami Lushtaku është shprehur se përmes kësaj përkrahjeje, fermerët do të kenë më shumë mundësi për zhvillim, rritje të prodhimit dhe përmirësim të kushteve të punës në fermat e tyre.
Ai gjithashtu premtoj se mbështetja për bujqësinë do të vazhdojë edhe me projekte dhe investime të tjera konkrete si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal!