Drejtoria për Arsim, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shkollore, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka realizuar përgatitjet e duhura në çdo shkollë, me qëllim që procesi mësimor të zhvillohet pa pengesa. Këto masa përfshijnë sigurimin e ngrohjes, mirëmbajtjen e hapësirave shkollore si dhe furnizimin me mjete dhe materiale të nevojshme.
Komuna e Skenderajt dhe Drejtoria për Arsim mbeten të përkushtuara për të ofruar kushte sa më të mira dhe për të garantuar cilësi në procesin edukativo-arsimor.
Urojmë suksese të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në këtë gjysmëvjetor!