Komuna e Skenderajt ka realizuar shpërndarjen e 68 pajisjeve bujqësore për fermerët tanë, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Kjo mbështetje ka për qëllim lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në komunën tonë.
Kryetari Sami Lushtaku dhe komuna e Skenderajt mbeten të përkushtuar në fuqizimin e fermerëve dhe zhvillimin rural, duke vazhduar të qëndrojë pranë bujqve përmes projekteve konkrete dhe investimeve të drejtpërdrejta.