Dje, kryetari i komunës Sami Lushtaku ka dalur në terren për të parë nga afër disa nga projektet në zhvillim e sipër, si dhe për të vlerësuar kërkesat dhe nevojat e radhës, me qëllim të planifikimit dhe realizimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Skenderajt.
Kryetari Lushtaku ka thënë se angazhimi vazhdon për zhvillim dhe kushte më të mira infrastrukturore për të gjithë qytetarët në çdo pjesë të komunës sonë.