Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën inauguruese për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë.
Në këtë seancë është bërë betimi solemn i anëtarëve të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet lokale të dymbëdhjetë tetorit 2025 si dhe është bërë betimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në fjalën e tij, kryetari Lushtaku ka shprehur falënderimin për qytetarët e Skenderajt për besimin e dhënë duke konfirmuar zotimin për angazhim maksimal, punë të palodhur, vullnet të hekurt dhe lidership për zhvillimin e Skenderajt.
Ai më tutje ka shtuar se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë, duke qenë kryetar i çdo qytetari, pa dallime politike, familjare apo shoqërore.
Pas betimit të kryetarit, anëtarët e Kuvendit kanë votuar për Kryesuese të Kuvendit, znj. Adelina Spahiu Alia, duke bërë kështu konstituimin e dy organeve kryesore të Kuvendit Komunal: Ekzekutivit dhe Legjislativit