Në kuadër të muajit ndërkombëtar kundër sëmundjes së kancerit, sot në Sheshin “Adem Jashari” është organizuar fushata vetëdijesuese, nga OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht me Drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale.
Ky aktivitet është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë marrë informata të rëndësishme nga njerëzit profesionistë në pikat e informimit, për rreziqet e sëmundjes së kancerit, si dhe për mundësitë për të mposhtur këtë sëmundje nëse kanceri zbulohet me kohë, duke bërë kontrolle dhe mamografi.
Qefsere Dautaj, udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt, është shprehur falënderuese ndaj përfaqësuesve të organizatës “Mundësia”, për këtë aktivitet të rëndësishëm