Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar sot shkollat në qytet, ku kanë përcjellë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor.
Kryetari Nura dhe drejtori Duraku, kanë uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, drejtoritë e shkollave, pedagogët dhe punëtorët teknik, me rastin e vitit të ri shkollor, duke iu dëshiruar suksese dhe arritje të reja!