Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ndërsa është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët ekzekutivë dhe anëtarët e Kuvendit. Në këtë mbledhje janë miratuar pikat si në vijim:
– Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – qershor 2025
– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2024, dhe rekomandimet e tij
– Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba
– Propozim – vendim për themelimin e poliklinikes specialistike në kuadër të QKMF-së
– Propozim – vendim për miratim të raportit vendimtar për vlerësimin e dëmeve, si pasojë e fatkeqësive natyrore.