I kryesuar nga Adelina Spahiu, kryesuese e Kuvendit Komunal, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës si vijon:
– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2024, dhe rekomandimet e tij
– Propozim – vendim për themelimin e poliklinikes specialistike në kuadër të QKMF-së
– Propozim – vendim për miratim të raportit vendimtar për vlerësimin e dëmeve, si pasojë e fatkeqësive natyrore.
Pas diskutimeve të anëtarëve të KPF-së, pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

