Në kuadër të bashkëpunimit me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, nënkolonelin amerikan, Evan Hessel.
Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqësit ushtarakë të LMT-së, është diskutuar për bashkëpunimin mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, ndërsa është konstatuar se gjendja e sigurisë mbetet e qetë dhe mirë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt.
Kryetari i Komunës, Nura, në shenjë mirënjohjeje i ka dhuruar nënkolonelit amerikan Stemën e Komunës, ndërsa ky i fundit i ka dhuruar kreut të Skenderajt një simbol të vendlindjes së tij.