Ka filluar fasadimi i objekteve të banimit social në qytetin e Skenderajt, një projekt tejet i rëndësishëm si investim kapital, që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet që jetojnë në këto objekte.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët komunalë, Driton Mulaj e Shahin Tahiraj, kanë përcjellë sot nga afër realizimin e punimeve, në kuadër të këtij projekti, i cili përveç fasadimit të jashtëm të të gjitha objekteve, parasheh edhe ndërrimin e dyerve dhe dritareve të njësive banesore.
Në qeverisjen e kryetarit Fadil Nura, ky është investimi i dytë që bëhet, pas atij të fasadimit të objekteve banesore kolektive në Sheshin “Adem Jashari”, që ishte edhe premtim i kreut të Komunës.