Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu.
Për shqyrtim kanë qenë dy pika të rendit të ditës;
– Propozim-vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt, Vaughan Smith (v.j. fotoreporter amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë)
– Propozim-vendim për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së dhe përgjigjeve nga drejtorët respektivë, Komiteti për Politikë e Financa, pasi i ka përkrahur pikat e rendit të ditës, i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që t’i miratojë ato.