I udhëhequr nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, që njëherit është edhe bashkëkryesues i Këshillit Organizativ Shtetëror për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtuar luftës së Familjes Jashari, sot është mbajtur takimi i anëtarëve të nënkëshillit, ku janë diskutuar çështje rreth organizimit të aktiviteteve për nder të 5, 6 dhe 7 marsit.
Kryetari Nura ka thënë se Komuna e Skenderajt në bashkëpunim dhe bashkërendim me institucione dhe organe tjera publike do të ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për mbarëvajtje të shënimit të ngjarjes së Epopesë së UÇK-së.
Sivjet shënohet 27 vjetori i luftës së Jasharëve, me ç’rast ranë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari, bacë Shabani, Hamza dhe anëtarët tjerë të familjes dhe lagjes Jashari.