Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot takimin e radhës, në të cilin janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit janar – shtator
– Propozim vendimi për miratim të raportit përfundimtar të komisionit komunal, për vlerësimin e dëmeve të shaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Pas pyetje nga ana e anëtarëve të KPF-së dhe përgjigjeve të drejtorëve komunalë, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që në seancën ardhshme t’i miratojë pikat e sotme të rendit të ditës.