Fillimi i punës për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve në Klinë të Poshtme
20/08/2024 06:57
Fillimi i punës për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve në Klinë të Poshtme, Klinë të Mesme dhe Klinë të Epërme, për të përmbushur premtimin e dhënë para banorëve të këtyre fshatrave.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë përcjellë sot nga afër këto punime, të cilat do të vazhdojnë pasi të përfundojnë këtu edhe në fshatrat Makërmal, Polac dhe në vendbanime tjera.