Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përfundimit të periudhës praktike të 52 studentëve nga komuna jonë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Me këtë rast, këta studentë janë pajisur edhe me vërtetim për praktikë profesionale, për çka kryetari Nura, u ka uruar suksese gjatë ushtrimit të profesionit si infermierë.