Ka nisur edhe në Runik të realizohet një projekt tjetër i rëndësishëm kapital, që financohet nga buxheti i Komunës, e që bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve në këtë qendër të madhe banimi.
Për të parë nga afër procesin e nisjes së asfaltimit, kanë qenë të pranishëm kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.
Me këtë rast, ata janë takuar edhe me banorë vendës, në mesin e të cilëve ishin Agim Dervishi, përfaqësues i banorëve dhe Kushtrim Dragaj, anëtar i Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Komuna e Skenderajt ka shtuar angazhimin që projektet të cilat janë duke u realizuar, të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.