Qëndrat e Mjekësisë Familjare në Çirez, Likoc dhe Runik nga sot janë të pajisura me laboratorë për analizat e pasqyrës së gjakut, ku banorët e këtyre bashkësive lokale mund të kryejnë këto analiza pa asnjë kosto shtesë. Nevoja për pajisje me laboratorë ka edhe në QMF në Turiçec dhe Prekaz, të cilat ofrojnë shërbime mjekësore dhe shumë shpejt edhe këto dy qëndra do t’i pajisim me laboratorë dhe pajisje tjera të nevojshme për punë normale.