Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) ka mbajtur Sesionin Informues edhe në Komunën e Skenderajt për projktin 3 vjeqar (2020-2023); “Përmisimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosoves”
Projekt i financuar nga Donatori BFDW nga Gjermania dhe bashkfinacuar nga komunat:Skenderaj,Vushtrri ,Lipjan,Viti, dhe Kamenicë.
Projekti do të kontriboj që fermerët,gratë të rinjtë,studentët, grupet e margjinalizuara dhe monoritetet,përmes aktiviteteve përkatëse me grante,punë praktike dhe aftësim profesional të krijojnë kushte për aktivitetet bujqësore apo biznesore të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave,punësimin dhe përmisimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.