Në vazhdën e përkrahjes së fermerëve të Komunës së Skenderajt, i pari i komunës, Bekim Jashari së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Sokol Sallahu, kanë shpërndarjen e garantëve për 52 bletarë përfitues të koshereve të bletëve si dhe të materialeve ndihmëse të tyre.
Kryetari Jashari së bashku me drejtorin Sallahu, kanë uruar bletarët përfitues të këtij granti, duke i`u premtuar që përkrahja e komunës nuk do të mungoj asnjëherë.
Me ndarjen e këtyre garantëve po përmbushet një prej prioriteteve me të rëndësishme të qeverisjes Jashari, ai i zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Skenderajt, duke i ndihmuar kështu fermerët e komunës në zgjerimin e bizneseve të tyre familjare.
#Bujqësisaprioritet