Skenderaj nderon mësimdhënësit për rastin e 7 marsit
Për nderë 142 vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe dhe 111 vjetorit të hapjes së shkollës së parë në Drenicë, Komuna e Skenderajt ka bërë ndarjen e mirënjohjeve dhe dhuratave për 51 mësimdhënësit më të suksesshem të vitit 2019-2020.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bekimi Latifi ngirti lartë kontributin e mësimdhënësve dhe veteraneve të arsimit në edukimin e brezave të rinjë.
Sipas Latifit sa do që kishte tentativa nga agresori për ndalimin e zhvillimit të gjuhes shqipe, ata nuk ja dolen pasi që shqipja u ngrit dhe arriti në ditën ku është sot.
Po ashtu Komuna e Skenderajt ndau dhurata edhe për veteranët e arsimit të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunes, për të cilet më parë ka ndarë edhe mirënjohje me rastin e pensionimit të tyre.