Këto komente ministri Imami i bëri të hënën pasdite në Prekaz të Skenderajt, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës. I shoqëruar nga homologu i tij kosovar, Fehmi Mujota, ambasadori shqiptar në Prishtinë, Islam Lauka dhe ushtarakë të lartë të Shqipërisë, ministri Imami ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe të rënëve tjerë në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz, si dhe ka vizituar Familjen Jashari. Pas homazheve te dëshmorët, Imami tha së historia e jonë është një histori gjaku. “Ai sllogani ‘Bac u kry’ tregon se ky gjak nuk u derdh kot. Adem Jashari dhe gjithë familja e tij janë një moment i veçantë që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Ka shkruar një faqe që do të mbetët e përhershme në historinë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, duke shtuar së është një kthesë ekstreme e historisë dhe që është bërë burim frymëzimi për të gjallët se si duhet të ndërtohet Kosova dhe Shqipëria – “që të jemi një komb i përparuar evropian”.
“Vizita në Prekaz kthen tek rrënjët e lirisë, por dhe që na hapë rrugën për të pasur procese demokratike dhe integruese. Është një vizitë që e bëjmë zakonisht dhe atëherë kur të gjithë jemi të bashkuar rreth idealeve të përbashkëta, sigurisht edhe suksesi ynë përbashkët Shqipëri e Kosovë, kudo që jetojmë, do të jetë i plotë.”, ka thënë ministri Mujota.
Delegacioni i dy shteteve tona ka vazhduar drejtë Kullës së Famljes Jashari, ku është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i madh i komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Prekaz, 15 shkurt – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, duke marrë shkas kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ndihmoi qytetarët shqiptarë pas përmbytjeve në Shkodër, e ka quajtur këtë forcë më të përgatitur së sa ushtria shqiptare…