Skenderaj, 26 mars – Drejtoresha e USAID-it në Kosovës, Patricia Rader, në ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të rinovuar të Gjykatës Komunale në Skenderaj, të premten, ka potencuar së sistemi gjyqësor, është sektori më i rëndësishëm për cilindo shtet demokratik të botës.
Qasja në institucionet e drejtësisë, respekti ndaj tij dhe të kërkuarit e sundimit të ligjit, janë shtyllat kryesore që përbëjnë një institucion në mbrojtje të ligjit, tha më tej ajo, duke shtuar se drejtësia duhet të jetë transparente, efikase dhe e fuqishme, ashtu që t’i mbisundojë privilegjet që mund të ofrohen. “Sot jemi në këtë ditë të bukur ku gjykata modele ka arritur përmirësime në masë të gjerë.
Kjo gjykatë ka azhurnuar përshkrimet profesionale të punës, ka zhvilluar procedura standarde, ka bërë një centralizim të regjistrave dhe ka shtuar hapësirat për publikun”, ka thënë Rader, ndërsa ka përcjellë mesazhin e SHBA-së së qeveria e saj mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës.
Ndërkaq, Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke folur për projektin e USAID-it, tha se ai ka filluar të realizohet para dy viteve, si iniciativë për përmbushjen e standardeve të përcaktuara në planin strategjik 2007/2012 të gjyqësorit të Kosovës ndërkaq, transformimi i objekti të vjetruar të Gjykatës Komunale në Skenderaj në një objektet të mrekullueshëm, do të vërë në shprehje hapjen e gjyqësisë karshi qytetarit, dhe të njëjtit do të ndihen krenarë me kushtet që ofrojnë gjykatat.
Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Komunale në Skenderaj, Rrahim Gashi ka thënë se, që nga rithemelimi i saj dhjetëvjeçar, gjykata ka realizuar normë orientuese mesatare mbi 90 për qind, gjë që nuk ka qenë vështirë, siç tha, të zgjidhet si pjesë e programit të gjykatave modele të USAID-it për rinovim të objekteve. Sipas tij, si rezultat i zhvillimit të këtij programi, Gjykata Komunale ka filluar t’i zbatojë praktikat dhe standardet më të mira, për menaxhimin dhe administrimin e lëndëve në gjykatë.
Ai tha se kushtet dhe mundësitë e ofruara pas rinovimit të objektit, obligojmë ta rrisin efikasitetin dhe profesionalizmin, që punën ta bëjnë në mënyrë transparente, ta përmirësojnë komunikimin me publikun dhe ta kthejnë besimin e qytetarit.
Në ceremoninë e prerjes së shiritit kanë marrë pjesë, Patrica Rader, drejtoreshë e USAID-it, Enver Peci kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrahim Gashi kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj dhe Gani Veseli.
Skenderaj, 26 mars – Drejtoresha e USAID-it në Kosovës, Patricia Rader, në ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të rinovuar të Gjykatës Komunale në Skenderaj, të premten, ka potencuar së sistemi gjyqësor, është sektori më i rëndësishëm për cilindo shtet demokratik të botës.