Në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë përfaqësues të strukturave komunale të Istogut dhe Skenderajt, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe te kompleksi i varrezave të martirëve të Ymerajt dhe të varret e dëshmorëve në fshatrat Polac dhe Shushicë.
Lirie Ymeri, e cila ka humbur gjashtë anëtarë të familijës (bashkëshortin, vjehrrën dhe katër fëmijët), ka thënë se paramilitarët serbë, të cilëve iu prinin Bellosheviqët, kriminelë të njohur të Cerkolezit të Istogut, një fshat fqinj me Podalishten, nuk kursyen as fëmijët 2-vjeçar. “Paramilitarët serbë hynë herët në mëngjes nëpër oborre të shtëpive, çirreshin, shanin dhe fyenin, e më pas shtinë me armë nëpër dritare të shtëpive dhe në ata që dilnin nëpër oborre, në përpjekje që t’i iknin vdekjës”, ka kujtuar ajo ditën e 26 marsit të vitit 1999, ku u vranë 22 anëtarë të familjeve Ymeri, në mesin e të cilëve edhe djali i saj 2-vjeçar, Afrimi.
Po të premten, në fshatin Prekaz të Skenderajt, është mbajtur një tubim përkujtimor me rastin e 11 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ilir Lushtaku. Te varri i tij, përfaqësuesit e pushtetit lokal në Skenderaj, në krye me Sami Lushtakun, kryetar komune, kanë bërë homazhe dhe kan
Skenderaj, 26 mars – Në një tubim përkujtimor, të mbajtur në fshatin Pemishte të Skenderajt, është shënuar 11 vjetori i krimit serb mbi familjet Ymeri të Padalishtës së Istogut (Padalishta ndahet në dy pjesë, njëra i takon Komunës së Istogut, kurse tjetra asaj të Skenderajt), si dhe janë përkujtuar katër dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë e Shukri Qorri, Ajet Beqiri dhe Isuf Shushica.