Skenderaj, 20 korrik – Zëvendësdrejtori i OSBE-së për rajonin e Mitrovicës, Henri Winckler, i ka dorëzuar çekun me 1 mijë euro nënkryetarit të komunës së Skënderajt, Fadil Nura, në një solemnitet të organizuar me rastin e shpalljes së Bibliotekës Ligjore në Skënderaj, si më të suksesshme në rajon.
Winckler tha se njëmijë euro dhurohen për ta pajisur bibliotekën me literature dhe dokumente të nevojshme. Për suksesin, Winckler është shprehur me mirënjohje për zyrtaren ligjore komunale, Qerime Koci, e cila udhëheq me bibliotekën. Çmimin për Bibliotekën Ligjore më të mire në rajon, në mesin e komunave Mitrovicë, Vushtrri, Istog, Zubin Potok, Leposaviq dhe Vushtrri, zëvendësdrejtori i OSBE, Henri Winckler, gjithashtu ia dorëzoi nënkryetarit të komunës, Fadil Nura.