Para një viti, kompania sllovene “Tehnopolis” nga Celja ka filluar realizimin e këtij projekti, por për shkaqe administrative, punimet nuk kanë mundur të zhvillohen deri më tani. Drejtoresha e kompanisë sllovene e cila kryen investimet e projektit të parkut, Sonja Rutar, ka thënë të mërkurën se është e gëzuar që përfundimisht ka filluar realizimi i projektit.
Ajo ka treguar disa nga arsyet që kanë shkaktuar vonesa për fillimin e realizimit të projektit. Sipas saj shkaqet janë të natyrës gjeologjike, e jo për shkak të fondeve siç është thënë, si dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm, i cili është kompletuar me dhënien e lejes nga ana e Komunës. Ajo ka sqaruar se zona e parkut përfshin një sipërfaqe prej 14 hektarëve tokë neto, dhe është llogaritur të zhvillojnë veprimtari 33 biznese. “Gjithashtu është një parallogaritje se në këtë park do të punësohen 500 punëtorë.
Falënderoj për bashkëpunim Komunën e Skenderajt dhe kryetarin e saj Sami Lushtaku, pa ndihmën e të cilit ky park nuk do të ishte i mundur”, ka thënë drejtoresha e Tehnopolisit në Skenderaj, duke shtuar se afati i përfundimit të projektit është 15 muaj.
Ndërkaq kryetari Lushtaku, në takimin këtë takim të organizuar nga Tehonpolisi, Komuna e Skenderaj dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me qëllim të inspektimit të punimeve, ka shfaqur bindjen se Parku i Biznesit “Tehnopolis” në Skenderaj është shembulli më i mirë për t’ua hapur dyert investitorëve të huaj. Ai në vazhdim ka treguar për vizitat që i ka realizuar në shtete të ndryshme të Evropës, me qëllim që t’i joshë investitorët dhe kapitalin e tyre me mundësitë që ofron Komuna. “Përpos kërkesave që i kemi pasur për investitorë, u kemi ofruar kushte të mira për investime. U kemi ofruar lehtësirë për investime, që për 5 vite janë të liruar nga tatimet komunale”, ka thënë ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, për kryetarin Lushtaku tha se betejën e luftës të cilën e fitoi me shokë, e ka shndërruar në formë të mirë të zhvillimit ekomomik. “Betejën ekonomike ai e ka si prioritet dhe kjo që po shohim sot është rruga më e mirë që duhet ndjekur, se ardhmëria e Kosovës është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe eliminimi i procedurave burokratike, të cilat do të jenë atraktivitet për të tërhequr investitorë të huaj.
Nga kryetari Lushtaku dëgjova një koncept që ka përgatitur për investitorët e huaj, të cilëve iu ofron lehtësira, pa procedura burokratike që janë një sëmundje e shoqërisë kosovare. Ky koncept duhet të jetë një model edhe për të tjerët dhe të përdorët edhe në forma të tjera edhe jashtë Kosove”, ka thënë Gërxhaliu. Ai tha se duhet të kuptohet nga të gjithë realiteti dhe fakti se investitorët nuk do të vijnë në Kosovë pse e duan atë, apo kosovarët, por për shkak të profitit. “Kemi obligim moral të krijojmë ambient në mënyrë që investitorët e huaj ta gjejnë veten dhe interesin e vet”, ka shtuar ai, sipas të cilit, është obligim i institucioneve të nivelit më të lartë që politika të tilla të promovohen edhe në komunat e tjera të Kosovës. “Kjo që po bëhet në Skenderaj me siguri se do të jetë model edhe për komunat tjera. Iniciativa të tilla do të përkrahen gjithmonë dhe kudo është nevoja ju garantoj se do të jemi në shërbimin tuaj 24 orë”,ka premtuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu
Skenderaj, 11 gusht –Punëtorët e kompanisë “Europrojekt” nga Skenderaj, me makinerinë e tyre rifilluan në mëngjesin e sotëm punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit “Tehnopolis”, në zonën afër ish Fabrikës së Municionit