Skenderaj,16 shtator -Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, më datë 16. 09. 2010, ka pranuar një donacion nga USAID EMI (iniciativa për komuna efikase). Donacioni përmban pajisje mjekësore – apartura laboratorike në vlerë rreth 25 000 €. Këto pajisje do të instalohen në pesë Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Runik, Qirez, Likofc, Prekaz i Epërm dhe Turiqefc.
Kjo është një risi për kujdesin shëndetësor në komunën e Skenderajt, dhe kështu për herë të parë në historikun e shëndetësisë në këtë komunë, qytetarët do të kenë mundësi që në QMF më të afërta, në teren të kryejnë analizat të rendësishmë hematologjike,pa pasur nevojë të vijnë në QKMF – Skenderaj. Pajisjet janë fjalë e fundit e teknikës. Ky projekt paraqet një indikator të përmirësimit të shërbimeve të Kujdesit Primar Shëndetësor në vazhdën e përmirësimit të përgjithshëm të kujdesit shëndetësor në komunë.
Gjatë javës së ardhshme, një ekip i autorizuar nga USAID do të vijë në Skenderaj dhe do të bëjë instalimin e këtyre aparaturave në QMF-të përkatëse. Ky ekip do të bëjë edhe trajnimin e stafit në kuptimin e përdorimit të aparaturës.
Komuna e Skenderajt, me parë kishte paraparë blerjen e këtyre pajisjeve. Me paratë e mbetura nga ky projekt do të bëhet rinovimi i Qendrës të Mjekësisë Familjare në Prekaz të Epërm si dhe pajisja me perde për QKMF në Skenderaj. Kështu , me sukses të plotë do të përmbyllet një cikël jashtëzakonisht i rëndësishëm i investimeve kapitale në shëndetësinë e komunës.
Me rastin e pranim dorëzimit të pajisjeve, Dr. Osman Veliu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka falënderuar USAID –in për realizimin e këtij projekti duke sqaruar së projektet e këtij lloji janë me vlerë jetike për qytetarët e komunës. Në anën tjetër, përfaqësuesit e USAID-it, kanë premtuar që në të ardhmen e afërt do të ketë mbështetje të reja në forma të tilla për komunat efikase si komuna e Skenderajt.
Skenderaj,16 shtator -Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, më datë 16. 09. 2010, ka pranuar një donacion nga USAID EMI (iniciativa për komuna efikase). Donacioni përmban pajisje mjekësore – apartura laboratorike në vlerë rreth 25 000 €.