Në vazhdim ai ka thënë se bashkë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, janë atje që t’u ofrojnë njerëzve rend dhe qetësi. “Jemi atje edhe natën dhe jemi duke i kufizuar lëvizjet e aktivitetet kriminale kurse operacioni do të jetë afatgjatë, por është e rëndësishme që të tri strukturat e sigurisë të tregojmë vendosmëri për vendosje të rendit dhe sigurisë në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Buhler. Ai i është shmangur pyetjes, se a do të stabilizohet gjendja atje gjatë këtij viti, duke thënë se “nuk dua të spekuloj sa i përket të ardhmes dhe rezultateve konkrete”.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin e tij në bashkësinë ndërkombëtare për vendosjen e rendit, ligjit dhe sigurisë, por i pyetur se a do të vazhdojë tu besojë organizmave të kësaj bashkësie edhe nëse aktivitetet kriminale vazhdojnë dhe askush të mos arrestohet, Lushtaku ka thënë se në këtë pyetje duhet të përgjigjet EULEX-i, KFOR-i e Policia e Kosovës.
Skenderaj, 20 tetor – Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Erhard Byler, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Skenderajn ku është pritur nga kryetari i Komunës, Sami Lushtaku. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë shtypi. Komandanti Byhler, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e ka kualifikuar në mënyrë të pakrahasueshme më të mirë se një vit më parë…