Ambasadori Kvale është shprehur i kënaqur me intensitetin e punimeve në objekt dhe ka shprehur besimin se mësimi do të mund të fillojë më 9 nëntor të këtij viti. Vonesën dymujore të fillimit të vitit shkollor ai e ka arsyetuar me vështirësitë e punimeve si pasojë e terrenit të vështirë ku po ndërtohet objekti dhe me përmasat e objekteve, të cilat i ka quajtur unikale në rajon.
Edhe Jashar Lushtaku, drejtor i Drejtorisë së Arsimit ka shfaqur shpresën së mësimi do të nisë në datën e përmendur.
Drejtori i QKN-së, Armend Bajraktari, ka sqaruar se numri prej 850 nxënësish që përmendet në projekt, parashihet të arrihet pas tri vjetësh, kur shkolla të kompletohet.
Shkolla është projekt i Qverisë norvegjeze dhe MASHT-it, me vlerë prej mbi 4 milionë eurosh.
Monitorimi i procesit mësimor në 3-5 vjetët e ardhshëm do të bëhet nga ekspertë norvegjezë.
Skenderaj, 26 tetor – Ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Sverre Johan Kvale, ka vizituar Skenderajn sot, ku ka inspektuar punimet në objektin e Qendrës kompetente të Ndërtimtarisë, mandej ka pasur një takim me udhëheqjen komunale të Skenderajt…