Megjithëse ata nuk janë shkëputur nga rrjeti dhe mund të komunikojnë akoma, përfaqësuesit e serbëve kanë adresuar një kërkesë nëpërmjet Komitetit për Komunitete për gjetjen e një zgjidhjeje, në mënyrë që komuniteti serb në pjesë tjera të Kosovës të komunikojë lirshëm. Por Ismet Salihu, kryesues i Kuvendit Komunal, ka thënë se përveç kyçjes në dy operatorët aktualë të Kosovës, nuk mund të bëhet asnjë zgjidhje tjetër. Ai ka pohuar se shkyçja e operatorëve ilegalë i kalon kompetencat e komunës, ato janë bërë nga ART-ja, konform ligjit.
Megjithëkëtë, kryesuesi ofroi zgjidhje. "PTK-ja ka ofruar SIM-Kartela falas për të gjithë banorët serbë, madje operatori VALA është duke e shikuar mundësinë e uljes së çmimeve për qasje të operatorit VALA në operatorët e Serbisë", ka thënë Salihu, duke i porositur serbët t’i përdorin produktet e operatorëve të vetëm legalë në vendin tonë.
Përfaqësuesit e serbëve u shprehën se pajtohen me idenë e kryesuesit, por theksuan se në fshatrat Bajë dhe Syriganë ka rrjet të operatorëve ilegalë të Serbisë dhe ata komunikojnë nëpërmes të tyre.
Në vazhdim të takimit, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Millutin Kovaçeviq dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës folën për gjendjen e sigurisë në këtë pjesë, duke e vlerësuar atë të qetë dhe stabile.
Kovaçeviq ka rekomanduar që të riaktualizohet projekti për ndërtimin e shtëpive për 19 familje në Runik, në kuadër të procesit për kthimin e të zhvendosurve.
Sipas koncept-dokumentit të hartuar nga Komuna e Skenderajt, për kthimin e të shpërngulurve në Runik, parashihet ndërtimi i 19 shtëpive, 14 për serbët dhe 5 për shqiptarët që jetojnë në gjendje të rëndë sociale. Sipas zyrtarëve komunalë për kthimin e personave të zhvendosur, projekti i është dorëzuar Ministrisë për Kthim dhe Komunitete dhe ai ka koston prej 450 mijë euro.
Skenderaj, 27 prill – Edhe serbët e fshatrave Bajë dhe Syriganë të Komunës së Skenderajt, që bashkëjetojnë me shqiptarët, kanë dalë në krah të bashkëkombasve të tyre, të cilët organizuan ditë më parë protesta ndaj shkyçjes së operatorëve ilegalë të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.