P. Becker: Jam komandant i ri në zonën veriore të Kosovës, prandaj qëllimi i vizitës është që të takohem me personalitetet në Komunën e Skenderajt. Për mua është më rëndësi ta kuptojë situatën këtu, gjithashtu të theksoj bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe autoriteteve komunale.
Ju jeni përgjegjës për sigurinë në këtë pjesë. A ka ndryshuar diçka gjendja pas arrestimeve të fundit?
Becker: Unë sapo kam ardhur dhe nuk mund të jap ndonjë opinion. Sot isha në takimin për siguri në Stacionin Policor në Skenderaj, kështu që me kënaqësi them se gjendja e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë dhe stabile.
S.Lushtaku: Takimi i sotëm me kolonelin Becker ka qenë i karakterit njohës. E njoftova kolonelin për gjendjen në përgjithësi në komunën e Skenderajt, për gjendjen ekonomike të invalidëve të luftës së UCK-së, familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve. Gjithashtu kemi diskutuar edhe për sigurinë në këtë komunë. Ishim të një mendimi se gjendja e sigurisë në Skenderaj është e mirë dhe e qetë, ndërsa gjendja ekonomike mendoj që është e rëndë, jo vetëm tek ne, por në gjithë Kosovën. Marrëdhëniet dhe komunikimi ynë më KFOR-in janë në nivelin më të mirë të mundshëm. Sa i përket pyetjes për gjendjen e sigurisë pas arrestimeve, mendoj që KFOR-i është përgjegjës për siguri e jo për arrestime, për çka janë bërë nga EULEX-i dhe institucionet tjera. Realisht janë shqetësuese
Skenderaj, 24 mars – Kolonel Pierre Becker, komandant i Brigadës Shumbëkombëshe Veri (BSHV) ishte sot në për një vizitë në komunën e Skenderajt. Ai zhvilloi dy takime – njërin në Stcionin policor, në takimin e radhës për siguri dhe tjetrin te kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku.