Në emër të institucioneve komunale një fjalë rasti e paraqiti z. Feriz Zeqiri, drejtor i Drejtorisë Komunale për Kulturë, i cili ndër të tjera tha se këto tubime përkujtimore na shërbejnë që të kemi tëqartë gjithëherë se nga na erdhi liria dhe se lapidarët janë stolia e lirisë sonë….
Preng Gjetaj, kryetar i Komiisionit për të pagjeturit, në nivel vendi, nga ky tubim përkujtimor porositi institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare që të bëjnë një trysni më të madhe mbi Serbinë që t’i kthejë mbetjet mortore edhe të 1820 të vrarëve të cilët i ka tretur diku.
Masakra e Rezallës, tha ai, është njëra ndër masakrat më të mëdha të kryera në Kosovë dhe kishte një jehonë të madhe, krahas masakrave të tjera, të kryera në Likoshan, Prekaz , Reçak, Meje, Suharekë etj. Sipas tij, deri më tani janë riatdhesuar mbi 900 trupa të zhdukur. Z. Gjetaj porositi institucionet shtetërore që t’i përkrahin organizmat e krijuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, mandej të kompletimit të dokumentacionit për ta paditur Serbinë për të gjitha dëmet e shkaktuara, siç është shoqata e krijuar për këtë qëllim në Skenderaj, “Ngritja e Zërit” etj.
Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së foli z. Hysni Ngucati, i cili tha se Masakra e Rezallës do të mbetet si njëra nga ngjarjet më tragjike në historinë tonë të re dhe se në ecjen tonë drejt synimeve tona madhore, nuk do t’i harrojmë kurrë dëshmorët e martirët që dhanë jetën për lirinë tonë.
Në fund u shfaq një program artistik.
Një historik të shkurtër lidhur me masakrën e paraqiti Muhamet Rrukolli, i cili, ndër të tjera tha: