Sipas këtij të fundit, procesi, i cili ka filluar më 1 prill, po zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë problem. Koordinatori i KKR-së ka folur edhe për komunitetin serb, që sipas tij ka filluar t’i bashkëngjitet këtij procesi, megjithëse në fillim ka hezituar të regjistrohet. “Në Komunën e Skenderajt regjistrimi pothuajse në te gjitha qarqet ka përfunduar, dhe bazuar në të dhënat që posedojnë mund të themi se 90 për qind e regjistrimit ka përfunduar”, ka thënë Nura, duke shpresuar se i tërë procesi do të përfundojë brenda afateve të caktuara. Megjithëkëtë, koordinatori i Komisionit Komunal për Regjistrim në Skenderaj nuk ka dashur të flas me shifra për numrin e deritanishëm të banorëve të regjistruar. Sipas Nurës, në procesin e regjistrimit janë përfshirë 26 kontrollorë (2 rezervë) dhe 136 regjistrues (14 rezervë). Ndërkaq, sa i përket fshatrave Bajë dhe Syriganë, me popullatë të përzier (shqiptarë dhe serbë), koordinatori i KKR-së ka thënë se minoriteti serb i është përgjigjur pjesërisht procesit të regjistrimit.
Skenderaj, 14 prill – Afër 90 për qind e popullsisë në Komunën e Skenderajt është regjistruar, në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur të enjten koordinatori i Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR), Fadil Nura, njëherësh nënkryetar i Komunës së Skenderajt.