Fjalë përshëndetëse e kryesuesit të Komitetit;
Fjalë e përfaqësuesit të KK Skenderaj
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Raport i shefit të Zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim;
Diskutime lidhur me problemet eventuale të komuniteteve
Ndonjë çështje tjetër
Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e KFOR-it.
Kryesuesi i Komitertit, z. Milutin Kovaqeviq, pasi që hapi mbledhjen dhe përshëndeti të pranishmit, fjalën ia dha zëvëndëskryetarit Fadil Nura, i cili premtoi se do të bëhet përpjekje që të përmbushën kërkesat e komunitetit të parashtruara në Kuvendin Komunal përmes këtij organi.
Me këtë vlërësim u pajtua edhe kryesuesi i Komitetit, z. Kovaqeviq, ndërsa shefi i Zyrës së Komuniteteve, z. Nedelko Kovaqeviq e paraqiti një raport të shkurtër lidhur me zhvillimet brenda dy mbledhjeve, në kuadër të tyre edhe gjendjen e sigurisë, për të cilën tha se është e mirë.
Situata e sigurisë në bashkësinë tonë ( Syriganë-Bajë), përkundër gjendjes në Mitrovicë, është e mirë. Kfori, policia ka shtuar angazhimet e veta dhe mbrojtjen ku ne jemi të kënaqur dhe të sigurt – ka thënë ai.
OSCE-planifikon një turne prej komuniteteve që të mbahet një trajnim dyditor për siguri në bashkësi.
Projekti që ka filluar për prodhimin e rakisë dhe të karrigeve është në përfundim, ndërsa sa i përket projektit të rrugëve ende nuk ka filluar.
Kerkesë tjetër e përfaqësusve të komunitetit serb të këtyre fshatrave ishte që të thjeshtohen procedurat e lejimit të prerjes së pyjeve të tyre për të siguruar dru për dimër dhe, eventualisht, të shesin.
Ata uankuan edhe për mungesë uji qe dy muaj.
Atyre iu premtua se qe nesër do të dërgohet ekipi për të siguruar kyçjen në ujësjellës.
Skenderaj, 22 shtator- Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tij të rregullt, në të cilën u trajtuan këto pika të rendit të ditës: